Vjedhje fetaro-“artistike”

Postfestum

A e mbani mend motivin e shprehur nga Shaqir Fetai për aktin e tradhëtisë dhe të komplotit që e zhvilloi! Na pat deklaruar se ka platformë, program dhe synime pë reforma të thella në BFI për, aktivitete që rrënjësisht do ta dallojnë BFI-në nga ajo e H. Sulejman ef. Rexhepit, i cili u degradua dhe u njollos pikërisht nga ai për të cilin kishte harxhuar një jetë duke i thurrur lavde dhe elozhe, ndonëse e dinte që përveç lojaltetit të verbuar tjetër vlerë nuk kishte në shoqërinë tonë

Nga Mr. Abaz Islami

Deri më sot, që nga instalimi i tij nga qarqet antiislame në krye të BFI-së, Shaqir Fetai nuk u shqua me ndonjë aftësi organizative, me iniciativa e ide reformuese, përveçse u shqua siç ka qenë gjithnjë: mediokër, snob e demagog i llojit të vet!
Shaqir Fetai e nisi dhe e përcoll Muajin e Ramazanit pa kurrfarë aktiviteti institucional që do të ishte më i avancuar se ato tradicionalet! Shaqir Fetai, ose nga turpërimi i thellë ose nga intelekti i tij impotent, ose nga paaftëia totale, nuk ia doli që të ngrisë një jetë kulturo-fetare që do të mbajnë vulën e tij! Ai inicon aktivitete të kota, por që duhet të jenë gllamuroze, masovike, sepse ka nevojë që ta ndjejë euforinë e “masës”, duartrokitjen e saj, të ndjejë amnestinë dhe rehabilitimin e masës për tërë atë tradhëti që e kreu dhe që e zhvilloi, si në jetën studentore ashtu edhe më vonë, deri te ngulja thikë pas shpine njeriut i cili i besonte më shumë së fëmijëve të vet!
A është reformë organizimi i “programeve” fetaro artistike (!) ku ia del që ta shfrytëzojë atmosferën festive dhe të paraqitet para opinionit! Ndryshe, ai e ka tmerr të paraqitet në opinion, të paraqitet në debat dhe të mbrojë veprimet e tij destruktive dhe të pista. E ka tmerr që të japë qoftë edhe vetëm një argument, të cilin pastaj i duhet ta mbrojë islamikisht. Ai mbase edhe mund ta provojë një argument para ndonjërit që nuk ka njohuri të thella mbi islamin, por ama para një teologu Shaqir Ftai do të ikte si djalli prej temjanit!
A është reformë “Bakllava e Bajramit”, të cilin e shpiku ish-reisul ulema të cilin e llogariste “baba shpirtëror”! Shaqir Fetai nuk e di cili ishte motivi i kësaj “shpikje”, ose, e di por ja që mendon se opinioni ha bar dhe nuk e di të vërtetën e saj! Është e rëndë për Shaqir Fetain që ta vazhdonte traditën e hapjes së dyerve të BFI-së për këtë ditë festive dhe Institucionin ta frekuentonin qindra myslimanë, personalitete të ndryshme të vendit. E ka frikë këtë traditë, sepse është i bindur se do të turpërohet e do të zezohet – nuk do t’i shkojë askush, madje as vetë myftitë në zyren e tij të uzurpuar nga puçi klasik dhe nga komploti përplotë intriga!
Eventet e tilla sa janë formale aq janë edhe përplotë me demagogji! Pjesëmarrja e secilit aty nuk është asgjë tjetër përvçse pozë dhe reklamë, sepse, nuk përbën asnjë risi, asnjë kurreshtje! Bakllava, deri në mbajtjen e këtij “eventi”, gjatë ditës, është konsumuar nga të gjithë. Askujt si ka ngelur deri te “bakllava e BFI-së”! Thjesht, e ndjejnë si aktivitet formal-demagogjik dhe në të njëjtën mënyrë edhe sillen, që të gjithë, pa përjashtim! I vetmi interes ngel i Shaqir Fetait, sepse ja edhe një mënyrë për t’u paraqitur para “opinionit” si “reis” që dashurohet prej të gjithëve! Burri i vërtetë nuk ka nevojë për “dashuriçka” të tilla! Shaqir Fetai, po!

Leave a Reply