Vjen Viti i Ri 2021 në botë

Të parët që festuan ishin Zelanda e Re dhe Australia

Këto fishekzjarre në Zelandën e Re janë shenja e parë që tregon se 2020-a, viti i errët dhe i vështirë i pandemisë së koronavirusit tashmë i ka orët e numëruara.

Autoritetet në Auckland nuk i ndaluan pjesëmarrësit të mblidhen për të shijuar nga afër spektaklin ashtu si çdo fillim viti, pavarësisht pandemisë. Prej javësh në Zelandën e Re nuk ka asnjë rast të ri infektimi me Covid-19, përsa kohë kufijtë qëndrojnë të mbyllur dhe testimet i kryen menjëherë çdo të dyshuari.

Ndryshe ndodhi në Sidey të Australisë, ku Viri i Ri 2021 trokiti mes kufizimeve të ashpra të pandemisë. Nuk mungoi spektakli i fishekzjarreve, por të pranishmit nuk u lejuan në pikat turistike të qytetit, ku shijohet nga afër magjia e shpërthimeve me drita shumëngjyrëshe të urës së famshme “Harbor Brixh”.

Në të njëjtën mënyrë do ta presë edhe pjesa më e madhe e globit ndërrimin e viteve. Spektakli i fishekzjarreve do të zhvillohet pa spektatorë në sheshe. Bien në sy masat drastike të Francës që ka angazhuar 100 mijë policë për të siguruar që asnjë grumbullim të mos lejohet rrugëve pas orës 20:00 të mbrëmjes, kur nis edhe afati i shtetrrethimit.

Leave a Reply