Vjosa Osmani zgjidhet Presidente e Kosovës

Vjosa Osmani është Presidentja e re e Kosovës. Ajo është zgjedhur në postin e kryetares së shtetit në raundin e tretë të votimeve në Kuvendin e Kosovës.

Vjosa Osmani mori 71 vota pro, edhe pse në këtë raund ishte e mjaftueshme një shumicë e thjeshtë prej 61 deputetësh. Rivali i saj Nasuf Bejta mori 0 vota.

Në raundin e tretë morën pjesë në votim 82 deputetë.

Pas shpalljes së rezultatit të votimit, Vjosa Osmani u betua si Presidente e Republikës së Kosovës përpara Kuvendit.

“Betohem se tërë fuqinë time do t’ja kushtoj ruajtjes së Pavarësisë dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, respektimit të lirive”.

Leave a Reply