VMRO: Kompania e vëllait të Zaevit ka marrë kredi 200 milionë euro nga banka që falimentoi

VMRO-DPMNE përmes një komunikate ka theksuar se kryeministri Zoran Zaev ka pranuar se kompania e vëllai të tij Vice Zaev është e përfshirë në një krim të rëndë me vlerë prej 200 milionë eurove.

Sipas kësaj partie, Vice që është bashkëpronar i një kompanie ka marrë kredi nga banka tashmë e falimentuar Eurostandard bank dhe se kjo siç thuhet është pranuar nga vetë Zaev.

Nga partia opozitare kërkojnë hetim të thellë për rastin për të nxjerrë të vërtetën e krimit të rëndë. “Mijëra qytetarë akoma presin paratë e tyre nga banka e falimentuar, derisa firmat e Zaevit dhe të afërmve të tij kanë marrë kredi pa mbulesë, duke u pasuruar në llogari të qytetarëve që kanë kursyer, paratë e të cilëve tashmë nuk janë”, thekson VMRO-DPMNE.

Leave a Reply