Presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen, gjatë prezantimit vjetor të gjendjes së BE-së në Parlamentin Europian ka deklaruar se do të vizitojë Ballkanin.
Von der Leyen do të udhëtojë në rajon para fundit të muajit për të përçuar angazhimin për anëtarësimin në BE. “Ne ia kemi detyrim këtë të rinjve, që besojnë në të ardhmen europiane”, ka thënë Von der Leyen.
Ajo ka shtuar se BE do të rrisë investimet në Ballkanin Perëndimor. “Ne po rrisim investimet në Ballkanin Perëndimor me rreth një të treten e prodhimit të brendshëm bruto të rajonit. Investimi në të ardhmen e Ballkanit është një investim për BE-në”, ka theksuar presidentja e KE.