Sërish probleme në kufirin me Malin e Zi

Punëtorëve sezonalë u kërkohet çdo ditë tampon

Mbetet problematike situata në pikën doganore të Hanit të Hotit me Malin e Zi.

Për shkak të ndryshimit të masave kundër pandemisë dhjetëra punëtorëve sezonalë u kërkohet çdo ditë një tampon që kushton 23 euro për të kaluar kufirin.

Ata thonë se kjo është e papërballueshme për ta ndaj kërkojnë një zgjidhje.

Pati edhe punëtorë të vaksinuar që janë kthyer mbrapsht për shkak se nuk ishin mbushur 14 ditë nga marrja e dozës së dytë.

Leave a Reply