Vrasja e dyfishtë në Tiranë, policia: Konflikt për trafik droge

Dy të rinj në prag të të 20-ve janë autorët e dyshuar të krimit të dyfishtë dhe plagosjes së një të treti mbrëmjen e të enjtes në Tiranë, ngjarje e cila ka si motiv konfliktet e vazhdueshme për zonat e shpërndarjes së drogës.

Për policinë Sael Sulaj dhe Vasiel Cavo që do të dalin në gjykate për vrasje në rrethana cilesuese, armëmbajtje pa leje dhe shpërndarje droge, janë po ashtu me precedente të mëparshëm në fushën e shpërndarjes së hashashit .

Ata qëlluan me kallashnikov e pistoletë në drejtim të automjetit me të cilin udhëtonte Elvis Gacaj për shkak të një konflikti droge me të që dyshohet se ka ndodhur 6 muaj më parë. Konkretisht, sipas grupit të hetimit në prill të këtij viti 23-vjeçari Cavo pas mosmarrëveshjeve, është goditur me sende të forta nga Gacaj, pasi ky i fundit nuk e lejonte të shpërndante hashash në zonën e Tiranës së Re.

Të pakten këto të dhëna janë pohuar nga dy të rinjtë e arrestuar, të cilët kanë lidhje shoqërore me njëri-tjetrin. Në daljen për mediat, drejtori i policisë së kryeqytetit Ervin Hodaj u shpreh se janë shkrepur 29 plumba për të vrarë objektivin e atentatit Gacaj, ndërsa të ndodhur fatkeqësisht me të në të njëjtin automjet humbën jetën, Aurora Oskian dhe Kevin Rugova.

“Sael Sulaj, 20 vjec, lindur dhe banues në Tiranë. Vasiel Çavo, 23 vjec, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë. Në cilësinë e provës materiale u gjeten dhe sekuestruan një automatik model 56, (arma e krimit), 23 copë gëzhoja model 56, 6 copë gëzhoja model 54, veshjet e autoreve që kanë përdorur gjatë kryerjes krimit, si dhe një sërë provash të tjera të fiksuara në vendin e ngjarjes. Motivi i ngjarjes kaqë në konfikti i autoreve të dyshuar me të plagosurin Elvis Gaçaj, në lidhje me shpërndarjen e lëndëve narkotike. Nga veprimet hetimore është zbardhur igjithë mekanizmi i ngjarjes, nga kurezulton se rreth orës 19.40 të ditës se ngjarjes dy autorët e dyshuar të armatosur me automatic kallshnikov dhe pistolete TT pasi kanë pikasur automjetin e bmë të shtetasit Elvis Gaçaj të parkuar në brendësi të pallateve në afërsi të Lulishtes 1 maj, janë fshehur në brendësi të dy hyrjeve të pallatit në pritje të ekzekutuarve për veprën penale. Pas disa minutash, kur në makinë kanë hyrë Elvis Gacaj dhe pasagjerët e tjerë, kanë qëlluar në drejtim të makinës, dhe më pas janë larguar nga dy drejtime të ndryshme drejt lumit të Lanës, ku edhe kanë hedhur dhe armët e krimit”, bëri të ditur Hodaj.

Njëra nga armet e krimit tip kallashnikov u gjend pas kontrolleve në lumin e Lanës nga forcat e policisë, ndërkohë që RENEA po kqyr zonën për të gjetur edhe armën e dytë tip pistoletë.

Policia ka arrestuar më herët edhe të plagosurin nga atentati Elvis Gacaj , pasi në banesën që dyshohet se përdorej si bazë për shpërndarje lëndësh narkotike u sekuestruan 5 gramë lëndë narkotike kokaine dhe një peshore.

Leave a Reply