Vrasjet në Thumanë, policia: 10 000 euro për informacionet mbi gjetjen e autorëve të krimit

Policia e Durrësit, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Thumanë të Krujës ditën e premte, ku gjatë një konflikti të çastit u vranë 3 persona dhe u plagos një tjetër, ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për evidentimin e vendndodhjes së autorëve të krimit, të cilët janë identifikuar si 3 vëllezërit Besnik, Pëllumb dhe Daniel Kora, si dhe babai i tyre, Guri Kora.

Policia njofton se, “për çdo informacion të vlefshëm që do të vihet në dispozicion nga qytetarët, për vendndodhjen  e autorëve, është vendosur një shpërblim prej 10 000 eurosh”, si dhe garanton anonimatin e plotë të qytetarit.

Policia e Durrësit vë në dispozicion të qytetarëve numrin e telefonit: 0694110217 si dhe numrat e 129 dhe 126.

Leave a Reply