Irani akuza Izraelit
Shkencëtari iranian i armëve bërthamore, Mohsen Fakhriadeh, është ekzekutuar. Ngjarja ka ndodhur sot në provincën Damavand, ndërsa mësohet se Fakhriadeh humbi jetën në spital. Lajmi është bërë i ditur nga mediat vendase dhe Ministri i Punëve të Jashtme në Iran e konsideron si krim terrori shtetëror.
Për shumë diplomatë, Fakhriadeh është konsideruar “babai i bombave iraniane” dhe shërbimet inteligjente perëndimore e kanë parë si pjesëmarrës në programin sekret të armëve bërthamore që ka krijuar Irani.
Por nuk është kjo hera e parë që një shkencëtar vritet atje. Rreth viteve 2010 dhe 2012, 4 shkencëtarë nuklearë janë eliminuar dhe për këtë Irani fajëson drejtpërdrejtë Izraelin.
“Terroristët e armatosur ndoqën makinën ku po udhëtonte Mohsen Fakhrizadeh, kryetarin e organizatës kërkimore të ministrisë. Pas një përplasje mes terroristëve dhe truprojave të tij, zoti Fakhrizadeh u plagos rëndë dhe u dërgua me urgjencë për në spital. Fatkeqësisht mjekët nuk arritën ta shpëtonin dhe ai ndërroi jetë para pak minutash”, tha ministri iranian i Mbrojtjes këtë të premte.