Vritet gjatë luftimeve në Siri një tjetër shqiptar, ishte 18-vjeç

Një shqiptar 18-­vjeçar nga Plava ka humbur jetën gjatë luftimeve në Siri. Bëhet e dituar se viktimaështë Ernad Hysenaj, me origjinë nga Plava e Malit të Zi, ndërsa jetonte në Bokum të Gjermanisë.

Nuk dihet ende se në çfarë rrethanash e ka humbur jetën i riu në Siri, por mediat raportojnë se familjarët e tij kanë hapur dyert e mortit. Po ashtu nuk bëhet me dije se kur i ishte bashkuar luftës i riu shqiptar. (ma.ar/BalkanWeb)

Leave a Reply