Vuçiq e zbulon bisedën me diplomatin amerikan: Më tha mos e prekni integritetin e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përsëri e ka cilësuar si “jo të lehtë” takimin me Zëvendës-ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Hoyt Briyan Yee.

Presidenti serb në një intervistë për TV Pink deklaroi se Yee ia kishte thënë disa gjëra që e kishin acaruar.

“Amerika e mbështet integritetin territorial dhe shtetin e pavarur të Kosovës. Asgjë nuk do të ndryshojë kurrë. Ju nuk mund ta prekni integritetin territorial të tyre”, ka treguar Vuçiq t’i kishte thënë Yee.

Presidenti serb ka bërë të ditur se i është përgjigjur diplomatit të lartë amerikan, duke i thënë se 9 vite më parë të gjithë e prekën integritetin e Serbisë.

“Unë i thash atij në fytyrë. Si mund që 9 vite më parë e prekët integritetin e Serbisë, një rregull që sot është krejt i kundërt për juve”, tha presidenti i Serbisë.

“Ai vetëm e përcolli mesazhin e Amerikës”, deklaroi Vuçiq.

Presidenti serb deklaroi se në takim nuk kishte fjalë të pahijshme dhe se temat kryesore ishin Kosova dhe Rusia.

Leave a Reply