Xhaçka: Emiratet e Bashkuara Arabe sjellin 460 çadra për të prekurit nga tërmeti

Emiratet e Bashkuara Arabe përveç 3 milionë euro që dhanë për të prekurit nga tërmetit që goditi Shqipërinë në 26 nëntor të këtij viti, kanë ndihmuar përsëri Shqipërinë.

Këtë herë përmes një postimi në rrjetin social ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka bën me dije se  Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dhuruar 460 çadra dimërore për të lehtësuar sadopak vështirësitë e familjeve të prekura në zonat rurale dhe që e kanë të pamundur të strehohen nëpër hotele.

 “Solidaritet anekënd botës pas tërmetit të 26 nëntorit.

Emiratet e Bashkuara Arabe u janë bashkuar vendeve që po ndihmojnë në përballimin e pasojave të tërmetit, duke sjellë 460 çadra dimërore për të lehtësuar sadopak vështirësitë e familjeve të prekura në zonat rurale, të cilat e kanë të pamundur të strehohen nëpër hotele.”

Leave a Reply