Ashtu siç pritej, udhëheqësit i Kinës, Xi Jinping iu dha një mandat i tretë pesëvjeçar si president. Kjo shënon një konsolidim të pushtetit, që e ka bërë 69-vjeçarin, liderin më dominues të Kinës ndër dekada.
Vota për Xi, në Kongresin Kombëtar Popullor, ishte unanime, me 2,952 pro dhe asnjë kundër.
Miratimi i presidentit, në ceremoninë e Kongresit Kombëtar Popullor, ishte diçka e pritur, pasi ai kishte spostuar rivalët e mundshëm politikë. Xi Jinping raportohet se ka mbushur radhët e larta të Partisë Komuniste me mbështetësit e tij, që nga marrja e pushtetit në vitin 2012.
Xi, e kishte emëruar veten për një mandat të tretë pesëvjeçar, si sekretar i përgjithshëm i partisë në tetor, duke thyer një traditë, sipas së cilës udhëheqësit kinezë e dorëzojnë pushtetin çdo dekadë.
Mandati i ri i Xi Jinping dhe emërimi i njerëzve të afërt me të në postet kryesore, nënvizon monopolin e tij mbi pushtetin politik kinez. Ai vjen në një moment, kur lidhjet midis Pekinit dhe Uashingtonit mbeten të ashpra, për shkak të akuzave për spiunazh me balona si dhe për çështjen e Tajvanit.