YouTube ka nisur një fushatë reklamuese shumë milionëshe për të inkurajuar të rinjtë në Mbretërinë e Bashkuar të vaksinohen kundër Covid-19.
Kjo platformë ka thënë se partneriteti me NHS do të përfshinte reklama në autobusë, tabela, stacione autobusi që do të shfaqen në YouTube. YouTube është kritikuar se nuk po ndalon përhapjen e dezinformimit të koronavirusit, por kjo platformë ka deklaruar se ka hequr 900,000 video të Covid-19 që kanë thyer rregullat e saj.
Drejtori menaxhues i YouTube në Mbretërinë e Bashkuar, Ben McOwen Wilson, tha se ai donte të shmangte “ambivalencën e vaksinave” midis të rinjve pasi jeta fillon të kthehet në normalitet gjatë verës.
Ai tha se platforma ka “përdorim të madhe” në mesin e nën 35-vjeçarëve dhe mund të komunikojë me të rinjtë në një mënyrë të lehtë dhe jo predikuese.