Zaharieva: Shkupi ta shfrytëzojë anulimin njëjavor të seancës së Këshillit të BE-së

Ministrja bullgare e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva sot deklaroi se vendi i saj do ta mbajë përgjegjësinë nëse Maqedonia e Veriut nuk fillon negociata me Bashkimin Evropian, si dhe se Shkupit duhet ta shfrytëzojë shtyrjen njëjavore të takimit të Këshillit të BE-së për bisedime.

“Kushtet tona nuk kanë ndryshuar shumë vite. Mua më habit se kjo është diçka e re për ne. Po do ta mbajmë përgjegjësinë tonë, por do të doja shumë që edhe kolegët tanë nga Shkupi ta kenë përgjegjësinë e tyre dhe ta mbajnë pasi që kemi kryesim gjerman për momentin, dhe ai është një prej vendeve themeluese. Nuk janë shumë të tillë, këtë duhet ta potencoj, kush e mbështet zgjerimin, veçanërisht për vendet e Ballkanit Perëndimor. Mendoj se është shans që Shkupi nuk duhet ta lëshojë”, ka thënë Zaharieva duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në konferencën për shtyp në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ajo theksoi se Sofja dhe Shkupi po përpiqen të flasin intensivisht për një muaj, por gjithashtu se aspekti i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë i përket kritereve horizontale.

“Ne jemi përpjekur të kryejmë negociata intensive që një muaj më parë. Unë dëgjoj më shumë për atë që nuk duhet bërë sesa atë që do të bëhet. Këshilli u shty për një javë. Ndoshta Shkupi do ta shfrytëzojë këtë kohë më intensivisht”, tha Zaharaieva.

Bullgaria ra dakord në mars për Shkupin dhe Tiranën për të filluar negociatat, tha ajo, duke theksuar se vendimi në preambulë kishte kushte shumë të qarta, domethënë përmbushjen e marrëveshjeve dypalëshe dhe “diçka tjetër, fqinjësia e mirë dhe kriter horizontal”.

“Kjo në mënyrë që kur të ulemi në një tryezë në BE të mos ketë çështje të hapura midis vendeve anëtare. Procesi i Berlinit ka tre përparësi. Shtë krijuar për të afruar vendet e Ballkanit Perëndimor, integrimin më të lehtë në normat dhe rregullat Evropiane. E para është lidhja ekonomike, e dyta është fqinjësia e mirë dhe e treta është siguria. Unë jam e bindur se jo vetëm për Bullgarinë, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë një kriter horizontal dhe ato janë një kriter shumë i rëndësishëm”, tha ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë.

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe homologia e tij bullgare Ekaterina Zaharieva bashkë-kryesojnë me takimin e ministrave të punëve të jashtme nga Procesi i Berlinit për Ballkanin Perëndimor, brenda bashkë-kryesimit të procesit nga Maqedonia Veriore dhe Bullgaria. Pas takimit, konferencë për shtyp mbajtën Osmani, Zaharieva dhe ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë Hajko Mas.

Leave a Reply