(Edhe diçka rreth shkrimit me titull “SHAQIR FETAI ME RRENA IA KA MËSYER “XHENETIT””, të botuar në disa portale kombëtare, e që kishte të bëjë rreth kurbanëve të sivjemë)
Nga Masar Livareka
Më bëri përshtypje një fakt në këtë shkrim! Me të drejtë shkrimi fliste për bojkotimin e Shaqir Fetait nga ana e myslimanëve të vendit. Qindra e mijëra të tillë nuk i janë përgjigjur apelit të Shaqir Fetait si dhe propagandës së tij për donim të kurbanëve në Medrese, ndërsa vetëm ata që nuk kanë pasur mundësi kah t’i mbajnë ne therrjen e kurbanëve si dhe donatorë të huaj që kanë paguar, i kanë dalur në “susret” Shaqir Fetait! BFI-në e Shaqir Fetait masovikisht e kanë bojkotuar myslimanët e vendit!
Megjithatë, nga kjo situatë mund të nxirret Shaqir Fetai dhe, edhe më tej të vazhdojë me “autoritetin” e vet falco! Këtë “autoritet” ia zbërthen dhe e lakuriqëson atë komplet prej gënjeshtrave vetëm një fakt tjetër shumë interesant!
Është fakt i pamohueshëm se, Shaqir Fetain, këtë farë burri në dimija grashë, e kanë bojkotuar, jo populli por, vetë nëpunësit e BFI-së, nxënësit e Medreses, studentët etj.! Sikur mos të bojkotohej nga kjo “strukturë”, nuk do të kishte nevojë për aq shumë reklama, të derdhte para të majme duke reklamuar se, BFI-ja tubon kurbanë të dhuruar donacion nga myslimanët e vendit dhe më gjërë!
Apeli i tyre ishte: të donohet për nxënësit e Medresesë, për nevojat e kësaj vatre arsimore. Shumë mirë! Me nja 10-15 ton, që i bie rreth 1000-1500 kurbanë mjaftojnë për nevojat e restorantit të kësaj Medrese, ku ushqehen medresantët tanë! Çka ka nevojë që BFI-ja të dëshmojë të paktën një herë në vit se është edhe Institucion që e kultivon humanitetin! Me humanitet të huaj të bëshë humanizëm?! Vetë kurbani i donuar në BFI, përveç simbol sakrifice për të Madhin Zot, është edhe humanitet i donatorëve myslimanë! Çka ka nevojë që, BFI-ja ta vjedhë këtë humanitet dhe ta prezantojë si të veten? Po pse këtë nevojë ta ketë BFI-ja, kur, ky Institucion mision ka zhvillimin e jetës fetare, kurse ka edhe organe dhe institucione të veta që mund ta kryejnë këtë aktivitet human, pa u involvuar hajnat e BFI-së!
Le t’i kthehemi konstatimit tim se ky Institucion i Shaqir Fetait që po mbahet në këmbë të qelqta, po bojkotohet nga vetë të punësuarit, nëpunësit, nxënësit dhe studentët e vet!
Medresetë kanë rreth 700 nxënës, por edhe FSHI ka nja 200 studentë! Në këto dy vatra arsimore punojnë nja 70 profesorë, edukatorë e personel tjetër teknik! Vetëm këta, si dhe baballarët e këtyre nxënësve dhe studentëve arrijnë numrin 1000! Po sikur t’u kërkohej që të therrin edhe për gratë, nënat, e tyre! Kjo do ta dyfishonte këtë numër! Secili prej tyre do të duhej të ndikonte, të paktën edhe për 1, 2, 3 kurbanë, tek vëllezërit, motrat apo dhëndurtë, axhallarët, dajallarët, miqasia etj, dhe, sikur të gjithë të dononin nga një kurban, ky numër do të shkonte në 4-5 mijë kurbanë! Trembëdhjetë myfti, mesatarja me nga 4 nëpunës, bëjnë 50 plus dhe gratë e tyre, bëjnë 100! BFI-ja thotë se i ka të punësuar mbi 20-30 persona administratë plus secili me gra, ja dhe nja 50 kurbanë! BFI-ja e Shaqir Fetait thotë se i ka të punësuar edhe nja 1200 hoxhallarë (imamë, vaizë, mualimë, muezinë etj.)!
Ja pra, sikur të ishin të gjithë parimorë, sikur të ishin të gjithë nën “autoritetin” e Shaqir Fetait, sikur të gjithë këta ta kishin brengë Medresenë, sikur të gjithë këta të ishin “model i Shaqir Fetait” për unitetin rreh “autoritetit” të tij dhe të bashkëpunëtorëve të tij hajna, me siguri që vetëm nga këta njerëz të lidhur ngushtë për Medresenë si dhe për FSHI-në, do të mblidhte mbi 7-8 mijë kurbana dhe nuk do të kishte nevojë që të rrugavet poshtë e lartë duke kërkuar ndër mysliman, lëmoshë, të paktën, nga një kurban!
Autoriteti i mirëfilltë do të kërkonte, madje do t’ua kërkonte me insistim dhe pa tolerancë, të gjithë këtyre “ushtarëve” të BFI-së që të donojnë kurbanë dhe, kësisoj, do të kishim një sasi të konsiderueshëm mishi, të cilin, vetë të punësuarit e BFI-së si dhe nxënësit dhe studentët, gjegjësisht, familjarët e tyre, donojnë kurbanë për të varfërit e vendit! Pra, nxënësit, medresantët, profesorët, nëpunsit fetarë, hoxhallarrët e vendit, që të gjithë do të dononin mish për të varfërit e vendit! Ky aksion ka kuptim dhe, nuk ka kuptim që t’ua mbledhësh kurbanët myslimanëve të vendit që t’i të bëshë humanitet!
Ashtu siç e kanë bërë praktikë që kandidatët për haxh, veç të tjerash, duhet të paguajnë edhe kurbanin që do t’u therret gjatë haxhillëkut, ashtu mund t’ua bëjnë praktikë edhe të gjithë të punësuarve, nxënësve, studentëve, profesorëve, hoxhallarëve etj. që, për çdo Kurban Bajram, të dhurojnë nga një-dy kurbana e më shumë, me qëllim që në emër të tyre të sigurohet edhe mishi për nevojat e Medresesë, por edhe të zhvillohet humanitet konkret i njerëzve të BFI-së!
A mund ta bëjë këtë Shaqir Fetai?! Jo për shtatëqind mijë bajrama, jo, sepse, është i padëshirueshëm, sepse është i instalirët, pa kurrfarë autoriteti dhe personaliteti, pa kurrarë kontributi konkret dhe pa kurrfarë merite. E vetmja meritë e tij është pozicionimi njëherazi në disa parti të pushtetit maqedonas! Shaqir Fetai mund të jetë ndonjë farë “alimi”, siç pretendon ai, por ama, i mungon gjëja kryesore e lidershipit: nuk ka karizëm, nuk ka integritet , nuk çon peshë fjala e tij, nuk ka të kaluar të begatë kombëtar e fetar. Nëse UDB-ja amnistohet me kohë, nuk mund të harrohen veprimet e kësaj strukture policore serbe, fund e krye antishqiptare! Edhe udbash edhe lider?! Askujt nuk i ka shkuar për dore deri më sot!
Si rrjedhojë e këtij fakti, bojkotohet masovikisht Shaqir Fetai i cili, për këtë bojkot është shumë i vetëdishëm, prandaj nuk futet “therrave” por rri aty ku i kanë thënë dhe e kryen atë mision që ia kanë dhënë!
Përkrahje për këtë mision, për momentin ka plotë, nga bashkëpunëtorët e vet, sepse të gjithë i ka të zgjedhur nga taborri i vet shpirtëror!