Zbulohet emri i deputetes së PS-së që është marrë në pyetje për Habilajt (FOTO)

Lapsi.al zbulon emrin e deputetes së Partisë Socialiste e cila është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, në kuadër të hetimeve për dosjen ‘Habilaj’ dhe Tahiri. Burime nga organi i akuzës, thonë ekskluizvisht për Lapsi.al se deputetja e PS-së është Elona Gjebrea.

Ajo është thirrur në Prokurori për të dhënë deklarime për hetimet, pasi gjatë kohës kur vepronte banda e Habilajve, Elona Gjebrea ka qenë zv.ministre e Brendshme, pra numri dy pas Saimir Tahirit në Ministrinë e Brendshme. Dyshohet se Elona Gjebre ka qenë në makinë me Habilajt, por nuk dihet sa i vërtetë është ky informacion.

Pritet që hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda të zbulojnë më shumë se rreth kësaj dosje, aq më tepër që tashmë në dispozicion është edhe dosja voluminoze me përgjimet e italianëve. /Lapsi.al/

 

Leave a Reply