Zbulohet ishulli rrënqethës me mbetje njerëzore, kocka dhe kafka! Ndalohet të vizitohet nga njerëzit

Pranë lumit Medway në Kent është një ishull që shumë njerëz nuk kenë dëgjuar kurrë për të, kjo sepse është një vend mjaft tronditës për çdokënd.

Përballë Queenborough në Sheppey është një zonë e quajtur Deadman’s Island, ku nuk lejohen vizitorë. Ishulli është i mbuluar me mbetje njerëzore dhe arkivole, me kocka dhe kafka në të gjithë vendin.

Më shumë se 200 vjet më parë, vendi u përdor si një varrezë për të dënuarit që vdiqën në anijet e të burgosurve, raporton Kent Live. Në vitin 2021, për shkak të erozionit bregdetar dhe një ndryshimi të baticave, kafkat dhe kockave kanë dalë në sipërfaqe.

Në vitin 2017 u zbulua nga një program i BBC-së “Inside Out South East” se ky ishull dikur ishte i humbur në det të hapur.

Kjo tokë është shpallur një zonë e pabanuar nga njerëzit si një territor me interes të veçantë shkencor dhe njihet të ketë një rëndësi ndërkombëtare sipas konventës Ramsar.

Natalie Graham, e cila prezantoi programin “Inside Out” pretendon se kurrë nuk do të jetë në gjendje të harrojë pamjet e tmerrshme që ajo pa në Deadman’s Island.

Regjisori i programit Sam Supple ka treguar për “The Sun” eksperiencën e tij në këtë ishull: “Ishte si të jesh në xhirimet e një filmi horror. Duket kaq surreal, si një departament arti që e ka dizajnuar atë. Kudo ka arkivole dhe kocka të hapura.” /tvklan.al



Leave a Reply