Zelandë e re, tërmet me magnitudë 8, paralajmërim për cunami

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8, ka goditur anën lindore të Ishullit të Veriut të Zelandës së Re, duke nxitur një paralajmërim për cunami.

Menjëherë pas, Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave të vendit, ka lëshuar një urdhër evakuimi masiv për banorët e bregut lindor.

Tërmeti i fuqishëm ishte i treti i regjistruar brenda ditës, pas tërmetit të mëngjesit 7.2 ballë, të pasuar nga një tërmet tjetër në Paqësor.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha se tërmeti i fundit e kishte epiqendrën afër Ishujve të largët Kermadec në një thellësi prej 19 kilometrash.

Sistemi i Paralajmërimit të Cunamit në SHBA gjithashtu tha që tërmeti mund të shkaktojë valë cunami që arrijnë lartësi ndërmjet 1 dhe 3 metra.

Leave a Reply