Kongresmeni kërkon informacion për shpalljen “non grata”
Pas kësaj kongresmeni republikan Lee Zeldin i ka drejtuar një shkrese zyrtare Departamentit Amerikan të Shtetit ku kërkon informacione të detajuara për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij.
Në letër theksohet se Sali Berisha historikisht ka pasur marrëdhënie të forta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke bërë që shumë persona ta vënë në pikëpyetje këtë vendim të papritur.
“Kërkoj akses në të gjithë informacionin e DASH, në bazë të të cilës u mbështet për këtë vendim kundër Berishës dhe familjes së tij. Gjithashtu, kërkoj një shpjegim të detajuar të procesit që ndoqi DASH për të përcaktuar këtë çështje“, shkruhet ndër të tjera në letrën që kongresmeni amerikan i ka dërguar DASH.