Presidenti ukrainas, Volodymyr falenderoi homologun e tij amerikan Joe Biden, për ndalimin e importeve ruse të naftës, gazit dhe qymyrgurit në SHBA.
“Faleminderit për udhëheqjen personale të SHBA-së dhe për goditjen në zemër të makinës luftarake të Putinit dhe ndalimin e naftës, gazit dhe qymyrit nga tregu amerikan”, shkroi Zelensky në Twitter.
Vendimi Biden erdhi këtë të martë nga Shtëpia e Bardhë, ku tha se si “ndëshkim” për pushtimin e Putinit në Ukrainë, SHBA do të ndalojë të gjitha importet ruse të naftës dhe gazit, duke marrë parasysh edhe pasojat.
Biden tha se lufta në Ukrainë është një shenjë se tashmë bota duhet të jetë e pavarur në furnizimin me energji.