Ai ka thënë gjithashtu se rreziku i prishjes së bisedimeve është i lartë për shkak të veprimeve të Rusisë në zonat e Ukrainës që forcat e saj kanë pushtuar.
“Pas Buchas dhe Mariupolit, njerëzit thjesht duan t’i vrasin. Kur ka një qëndrim të tillë, është e vështirë të flitet për ndonjë gjë”, ka thënë Zelensky.
Ai vazhdoi duke thënë se është me njerëzit e tij “me zemër dhe shpirt”, por “nëse ka një shans të vetëm, duhet të flasim”.