Zelensky i gatshëm ta takojë Putinin, pavarësisht mizorive ruse

Zelensky thotë se dëshiron të takojë Putinin sepse “një njeri i vetëm vendos gjithçka në Rusi”, duke aluduar te presidenti rus, shkruan BBC.

Ai ka thënë gjithashtu se rreziku i prishjes së bisedimeve është i lartë për shkak të veprimeve të Rusisë në zonat e Ukrainës që forcat e saj kanë pushtuar.

“Pas Buchas dhe Mariupolit, njerëzit thjesht duan t’i vrasin. Kur ka një qëndrim të tillë, është e vështirë të flitet për ndonjë gjë”, ka thënë Zelensky.

Ai vazhdoi duke thënë se është me njerëzit e tij “me zemër dhe shpirt”, por “nëse ka një shans të vetëm, duhet të flasim”.

Leave a Reply