Volodymyr Zelensky ka deklaruar se ushtria ruse ka hedhur rreth 4.700 raketa në objektivat ukrainase, që nga fillimi i luftës në shkurt.
“Qindra qytetet tona janë djegur praktikisht, mijëra njerëz janë vrarë, qindra mijëra janë deportuar në Rusi”, tha ai në një video-mesazh drejtuar Organizatës Ndërkombëtare të Vendeve Frengjishtfolëse (OIF).
Sidomos muajin e fundit, Rusia ka nisur një valë të re sulmesh ruse ndaj infrastrukturës energjitike, duke rritur shqetësimet për furnizimin me energji elektrike të Ukrainës.
Ukrainasit po përballen me mungesa të vazhdueshme të energjisë, ndërsa aspak favorizuese kanë qenë temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës.
Për sa i përket Khersonit, trupat ruse janë tërhequr nga territoret, por kanë lënë pas ndërtesat të shkatërruara nga bombardimet.