Volodymyr Zelenskyy doli sërish këtë të hënë në një video ku përcolli mesazhet e tij, në ditën e 12 të pushtimit që Rusia ka ndërmarrë ndaj Ukrainës.
“Ne nuk e donim kurrë këtë luftë, kjo luftë na u soll në derë. Ne nuk donim të vrisnim kurrë askënd, por duhet të luftojmë armikun që ta largojmë nga toka jonë, nga jeta jonë. Na duhet të tolerojmë atë që një komb i vetëm në Europë, nuk pati nevojë ta toleronte në 70 vitet e fundit”.
Volodymyr Zelenskyy tha se kishte biseduar me kryeministrin britanik Boris Johnson, presidenti polak, kreun e qeverisë italiane dhe presidentin e Francës.
“Negociatat tona dhe bisedimet me partnerët janë të drejta. Nëse situata përkeqësohet, atëherë do të duhet të prezantohen sanksione të tjera për të sjellë paqen”. Ai tha se duhet implementohet embargoja e naftës nga Rusia.
“Nëse dikush humb trurin, atëherë neve na duhet të largojmë frikën e na duhet të luftojmë kundër një të keqeje çnjerëzore që do të shkatërrojë vetë njerëzimin.”
Zelenskyy shtoi se Rusia kishte sulmuar Mykolaiv, Kharkiv, kishte djegur komplekse banimi dhe vende të tjera duke shtuar: “Janë thjeshtë akte terrori”.
“Ata do të marrin dënimin e merituar sepse forcat tona të armatosura dinë sesi të kundërpërgjigjen. Ky armik është i demoralizuar nga ajo që gjeti në Ukrainë”.
“Në Ukrainë ne kemi dashur gjithmonë paqe, sa vdekje të tjera duhet të ndodhin? Duhet të na jepni suportin tuaj, duhet të na jepni avionët tuaj që të bëhemi më të fortë për të luftuar, Kjo është asistenca që kemi nevojë. Jo vetëm për Ukrainën, por për gjithë botën, që të sjellim fitoren, që të fitojë njerëzimi”.