Zëvendës Ministri i Punëve të Brendshme Nazim Bushi sot realizoi një takim pune me Zëvendës Shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup z.Xhefri Golldstajn informon Tetovasot.
Zëvendës Ministri Bushi falemnderoi z.Golldstajn për bashkëpunimin e suskesshëm dhe të frytshëm shumëvjeçar ndërmjet MPB-së dhe Misionit të OSBE-së, bashkëpunim i fokusuar në fushën e rreziqeve transnacionale, profesionalizimin e mëtutjeshëm dhe një punë demokratike policore. Z.Golldstajn i dëshiroi një mandat të sukseshëm Zëvendës Ministrit Bushi dhe i theksoi projektet e përbashkëta të implementuara këtë vit. Në kuadër të planeve për të ardhmen, Zëvendës Ministri Bushi e paraqiti inicijativën për takime bilaterale, trilaterale dhe rajonale të zëvendës ministrave me qëllim diskutimin e sfidave në aspekt të sigurisë me të cilat ballafaqohemi si dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal. Bashkëbieduesit e përsëritën impenjimin e tyre për vazhdimin e bashkëpunimit të koordinuar dhe intensiv në procesin e profesionalizimit të policisë.