Adriatik Llalla ankimon vendimin në Gjykatë
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur me 3 muaj aftat e hetimit per ish-prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla. Mbi të janë ngritur akuzat e pastrimit të parave, shpërdorim detyre, fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë.
Kërkesa e prokurorisë është kundërshtuar nga Llalla në gjykatë dhe në datën 3 Korrik ajo do të shqyrtohet. Hetimet për ish-numrin një të akuzës filluan në Mars të vitit 2018, ndërsa iu sekustruan prona të paluajtshme në vlerën e 1 miliard Lekëve të vjetra./Tv Klan