Zhduket foshnja 2 muajsh që iu dha ushtarëve amerikanë në aeroportin e Kabulit/ Flasin prindërit e të miturit

Një fëmijë i porsalindur, i cili u ishte besuar ushtarëve amerikanë në aeroportin e Kabulit në ditët kur mijëra afganë u përpoqën të largoheshin nga vendi, është zhdukur.

Mirza Ali Ahmadi dhe gruaja e tij Suraya, më 19 gusht, ishin në aeroport. Të pushtuar nga turma para portave të Abby Gate, ata ia besuan fëmijën e tyre dy muajsh një ushtari amerikan. Por për atë fëmijë thashmë nuk ka më asnjë lajm.

Prindërit e dëshpëruar treguan historinë e tyre ekskluzivisht për “Reuters” me shpresën se do të mund të gjenin ushtarin dhe për rrjedhojë fëmijën e tyre.

Mirza Ali, 35 vjeç, Suraya, 32 vjeç dhe fëmijët e tyre të tjerë të moshës 17, 9, 6 dhe 3 vjeç u evakuuan më pas me një fluturim që fillimisht i çoi në Katar dhe më pas në Gjermani, ku përfundimisht u ul në Shtetet e Bashkuara. Familja është tani ndodhet në Fort Bliss në Teksas me refugjatë të tjerë afganë që presin të zhvendosen në SHBA.

“Ajo që më intereson tani është të gjej fëmijën tim”, tha Suraya, duke shpresuar se dikush mund ta ndihmojë atë.

Leave a Reply