Ngjarjet e fundit të cilat ndodhën në veçanti dje në BFI të RMV, me ndërhyrje më brutale të mundshme e cila është absolutisht e papranueshme// 01:18 po të njëjtën ditë ndodhi edhe një aktgjykim njëjtë skandaloz ku u dëshmua drejtësia selektive, qoftë në bazë etnike qoftë në bazë fetare, qoftë në bazë partiake. Gjykohen dy të rinj me 19 vjet burg në veprimin e parë- deklaroi Artan Grubi, BDI.
Drejtësinë selektive, VMRO-DPMNE e flet më shumë se dy vite. Më vjen keq që z. Artan Grubi edhe pse dy vite e mbështet këtë Qeveri, pa se drejtësia selektive është e pranishme. VMRO-DPMNE flet për këto punë dhe VMRO-DPMNE është nën sulm të drejtpërdrejtë nga kjo Qeveri dhe gjithë asaj që ndodh, pa u hapur asnjë lëndë kundër funksionarëve të këtij pushteti- tha Nikolla Micevski, VMRO-DPMNE.
Ky propozim u mbështet nga të gjithë deputetët e pranishëm në sallë. Këtij qëndrimi iu kundërpërgjigj deputeti i LSDM-së, Muhamet Zeqiri i cili, nuk ishte i pranishëm në sallë, por reagoi përmes FB-së.
Kur Ejup Alimi dhe Artan Grubi flasin për drejtësi dhe drejtësi selektive, ka vajtur puna në djall. Le të kujtohen, kush bashkë me “eprorin” vendoste gjykatës të tyre Musa Xhaferri dhe Blerim Bexheti… Ndërsa BFI është histori e posaçme, siç bëhet, kriminel mbrojnë kriminelë. Loja e BDI-së me BFI-në është e dukshme dhe është përpjekje të kërkohet arsyetime pse nuk mund të përmbushin premtimet parazgjedhore- tha Muhamet Zeqiri, LSDM.
Edhe pse deputetët votuan që të diskutohet Propozim ligji për Këshillin gjyqësor, koordinatori i BDI-së Ejup Alimi kërkoi pauzë, që të organizohen për debatin për gjyqësorin selektiv dhe siç tha antishqiptar. Por pas një orë pauzë, kryeparlamentari Talat Xhaferri, njoftoj se janë marrë vesh që për këshillin gjyqësor të diskutojnë pasi të votohet i gjithë rendi i ditës. Pas kësaj vendosën që fillimisht të votohen ligjet e pa dekretuara nga presidenti Gjorge Ivanov.
Mefail Ismaili – Alsat