Zjarr i madh në një ndërtesë 15-katëshe në Milano

Një zjarr i madh ka përfshirë një ndërtesë 15-katëshe në periferi të Milanos në Itali.

Sipas mediave vendase, në vendngjarje kanë shkuar një numër i madh i zjarrfikësve të cilët po mundohen të shuajnë zjarrin.

Flakët nisën rreth orës 17:45 në rrethana të paqarta. Rreth 70 familje jetojnë në këtë ndërtesë.

Nuk është ende i qartë numri i banorëve të pranishëm në godinën 15-katëshe.

Leave a Reply