Zjarret “djegin” Sardenjën

Mbi 400 mijë hektarë pyje e kullota të djegura në SHBA

Hektarë të tërë me pyje janë shkrumbuar për shkak të zjarrit që ka pushtuar Sardenjës në Itali, ndërsa qindra banorë të ishullit janë evakuuar. Zona më e goditur nga flakët është Montiferru, ku mbi 4,000 hektarë  pyje janë djegur, ndërsa 355 persona janë larguar nga shtëpitë e tyre. Bashkimi Evropian ka dërguar katër avionë zjarrfikës në Sardenjë në përgjigje të një kërkese nga Italia për të ndihmuar në përballimin e situatës dhe fikjen e zjarreve.

Komisioni Evropian ka bërë me dije se dy nga aeroplanët Canadair, janë siguruar nga Franca dhe dy të tjerë nga Greqia.

Sipas autoriteteve italiane ende nuk ka një bilanc të dëmit. Për shkak të motit të nxehtë zjarret kanë përfshirë edhe Spanjën verilindore. Më shumë se 1300 hektarë pyje janë djegur në Katalonjë. Zjarri filloi të Shtunën pasdite dhe përparoi shpejt duke kapur të papërgatitur autoritetet dhe zjarrfikësit.

Një total prej 168 personash që jetojnë në shtëpi të izoluara të fermave janë evakuuar si masë paraprake, ndërsa 400 zjarrfikës të mbështetur nga 18 helikopterë janë duke u përpjekur të kontrollojnë flakët të cilat është ende jashtë kontrollit. Zjarret prej disa ditësh kanë përfshirë edhe disa vende në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku më e prekura prej tyre është Kalifornia. Ku janë djegur më shumë se 400 mijë hektar pyje e kullota.

Leave a Reply