“1 Miliard për Rindërtim”/ Gati për zbatim 4 projekte nevralgjike rrugore

Programi Kombëtar “1 Miliard për Rindërtim”, hap një faqe të re në rivitalizimin e infrastrukturës rrugore të vendit, me ndërtimin e 4 akseve kryesore, që lidhin me rrugë moderne dhe bashkëkohore, veriun me jugun e vendit.

Rruga e Arbrit, Orikum-LLogara, Thumanë-Kashar dhe Milot Blldre janë katër akset kryesore rrugore, projektet e të cilave zbatohen përmes Partneritetit Publik Privar (PPP) si alternative më e mirë për ndërtimin e rrugëve.

Sipas këtij modeli privati bën projektin dhe strudimin e veprës rrugore. Ndërsa qeveria cakton tavanin e kostove sipas manualit për standaradet e rrugëve.

Privati merr përsipër gjithë risqet e zbatimit të projektit dhe brenda 3 vitesh qeveria merr në dorëzim rrugën, në një kohë që për këtë vepër, qeveria paguan jo më shumë se 20% të kostos totale të saj.

Leave a Reply