Ministria e Shëndetësisë raportoi këtë të premte për 11 humbje jete dhe 580 qytetarë të infektuar.
Pacientët që kanë humbur jetën janë të moshave 59-82 vjeç. Numri i të shëruarve në 24 orë është 528, ndërsa testimet e kryera 2615.
Në 4 spitalet COVID, po trajtohen 382 pacientë, 35 në terapi intensive nga të cilët 13 pacientë janë të intubuar.