110 Vjetori i Pavarësisë/ Mbledhja e parë e përbashkët e Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës

Mbledhja e parë e përbashkët mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës po mbahet sot me rastin e 110 Vjetorit të Pavarësisë.

Deputetët e Kosovës dhe ata shqiptarë ndodhen në goditën e Kuvendit të Shqipërisë, ku edhe po mbahet mbledhja e përbashkët.

Në këtë veprimtari do të mbajnë fjalën në foltoren e Kuvendit,  Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla; Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca; Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama; Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti; ministra të Qeverisë së Shqipërisë dhe të Qeverisë së Kosovës dhe kryetarë të grupeve parlamentare  të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë, në oborrin e Kuvendit  është hapur edhe një ekspozitë me fotografi, ndërsa një grup të rinjsh kanë performuar me kostume tradicionale shqiptare.

Leave a Reply