Mospërfillja e datave kombëtare

Nuk është urimi i thatë, nuk është as pjesëmarrja formale nëpër evente partiake, aktivitet që mund të përkthehet në përpjekje për të shënuar data të rëndësishme kombëtare! Me këto truqe idiotike Shaqir Fetai është bërë tepër bajat. Më 17.11.2012, në mbyllje të simpoziumit kushtuar kontributit të ulemasë në ngritjen e çështjes kombëtare, kumtohet që BFI-ja OBLIGOHET që pas dhjetë viteve, në përvjetorin jubilar të Pavarësimit të Shqipërisë, të mbajë simpoziumin e radhës për të hedhur dritë mbi fakte e personalitete të tjerë nga komuniteti i teologëve shqiptarë që dhanë kontributin e tyre vetëmoues për gjuhën, fenë, kombin, vatanin, shtetin

Nga Mr. Abaz Islami

“Botimet islame në gjuhën shqipe deri më 2020″, bibliografi me profil katalogu të rëndomtë, botim ky i bashkësisë “fetare” të Shaqir Fetait, ka muaj që është botuar. Shaqir Fetai përkujdeset që pikërisht tani ta organizojë një promovim! Kurrë në jetë i mjeri nuk ka organizuar kurrfarë promovimi të librave të botuar që janë përfshirë në këtë katalog, ndërsa vendos ta promovojë librin me tituj të librave tashmë të botuar! Sa për informim të injorantit, katalogjet nuk promovohen, ndërsa nëse mendon se po promovon një “libër shkencor”, apo, një “bibliografi”, e ka gabim, sepse botimi në fjalë në asnjë moment nuk ka pikëtakim me këtë shkencë! Bibliografia është shkencë më vete, katalogu është një “bllok” teknik për një qëllim të caktuar!
Po pse tani i hy këtij “aktiviteti shkencor” Shaqir Fetai! Shumica do të mendojnë se, i ka hyrë përurimit tani, sepse u bë shumë kohë që Shaqir Fetai nuk ka folur “për shkencë”, nuk është dëshmuar si “shkencëtar” dhe, ja momenti: të promovojmë një kataog të botimeve islame në gjuhën shqipe! Uh çfarë aktiviteti pretencioz; punë kjo për komisione të të tri bashkësive fetare islame (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut) komision i posaçëm nga diaspora dhe, gjithësesi, komision i veçantë për botimet nga botues e shoqata private anekënd trojeve dhe viseve etnike!
Do të thoshin që, ja, Shaqir Fetait i duhet një aktivitet ku do t’i mbledhë disa kuazi-shkencëtarë, disa intelektualë të mendermethënshëm dhe, hajde tani ta mbushim një album me foto: Shaqir Fetai i përqafuar me cinizëm nga ata që vuajnë për të përçuar mesazhe përmes gjesteve dhe sjelljeve të tyre, e me intelektualë që, të dalur krah Shaqir Fetait, dëshmojnë se sa lirë e shesin mendimin shkencor, sa lehtë ia bëjnë qejfin mahlukatit, sa me lehtësi dalin në foto me një shpirtshitur, edhe atë për një honorar prej jo më shumë se dy mij denarë.
Në fakt, Shaqir Fetai e di fort mirë se brenda muajit nëntor është dashur të promovohet një tjetër titull që do të ishte pëmbledhje e kumtesave shkencore kushtuar kontributit të teologëve mysliman shqiptar të angazhuar për vatanin.
Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësimit të Shtetit Shqiptar, Bashkësia Fetare Islame organizoi Simpozium Shkencor, më temë “Kontributi i Ulemave në ngritjen e çështjes kombëtare”! Në përmbyllje të Simpoziumit, i cili hodhi dritë mbi shumë fakte historike, mbi shumë personalitete fetar të kombit që kishin kontribuar për ndërtimin e identitetit kombëtar, kryetari i Këshillit Organizativ, H. Afrim ef. Tahiri, veç të tjerash do të theksonte: “Në emër të KO të këtij Simpoziumi, në emër të BFI-së dhe kryetarit të saj, H. Sulejman ef. Rexhepit, ju ftojmë për bashkëpunim të mëtutjeshëm për të nxjerrë nga pluhuri i harresës edhe shumë personalitete të tjerë që kanë dhënë kontribut për gjuhën, fenë, kombin, vatanin, shtetin… Kam nderin që, prej sot (17.1.2012, vër. ime) t’ju njohtojmë se, me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë, pra, në vitin 2022, BFI obligohet që në të njëjtën temë të mbajë edhe një simpozium ku, ju dhe studiues të tjerë, do të keni rastin përmes dokumentave dhe fakteve historike t’i zgjeroni punimet e juaja shkencore dhe të ndriçojm edhe figura të jerë fetare e kombëtare.”
Shaqir Fetai, ky farë instalacioni në krye të BFI-së, jo që e tejkalon afatin e orgnizimit dhe mbajes së një simpoziumi aq shumë të rëndësishëm, për të cilën paraprakisht, dhjetë vite më parë, ishte zotuar BFI-ja se do ta mbajë, duke i njohtuar historianët, shkencëtarët shqiptarë gjithandej trojeve shqiptare, pra, jo që e heshtë këtë datë e këtë organizim, por, mundohet që atë ta mbulojë me një kuazi-aktivitet të denjë për shoqatat joqeveritare!
Se pse Shaqir Fetai “e ka harruar”, këtë datë e këtë ngjarje me rëndësi të madhe kombëtare, për këtë është mirë të flasë vetë ai! Se kush e ka urdhëruar që ta anashkalojë këtë ngjarje jetike për myslimanët shqiptarë, edhe për këtë duhet të flasë vetë Shaqir Fetai. Bashkësia Fetare Islame nuk është pronë e Shaqir Fetait që e ka trashëguar prej haxhi babës së vet dhe, ja tash, meqë patalogjikisht e urrenë Sulejman ef. Rexhepin dhe Afrim Tahirin, do ta zerojë një aktivitet të tillë, qoftë kjo edhe me harrimin e të gjithë atyreve që kanë dhënë kontribut të veçantë kombëtar dhe fetar. Meqë është aktivitet i premtuar qysh para dhjetë viteve nga Afrim Tahiri, me të cilën obligohet BFI-ja që ta organizojë, Shaqir Fetai qëllimisht “e harron”! Myslimanët e vendit, nuk kanë, nuk kanë ama bash kurrfarë nevoje që të njohtohen me kuazi-aktivitetet e Shaqir Fetait, por, kanë nevojë dhe interes të posaçëm që të njohtohen me të kaluarën e hoxhallarëve që me të drejtë e kanë gëzuar epitetin e persoalitetit fetar e kombëtar, por që ideologjia komuniste dhe tipat si Shaqir Fetai, qëllimisht i kishin lënë në harresë.
Nuk është i pari dhe i vetmi aktivitet kombëtar që e stopon apo që e anashkalon Shaqir Fetai! Nëse dikur BFI-ja e obligonte veten për ta ndriçuar të kaluarën e lavdishme të ulemasë shqiptare, Shaqir Fetai, me gjasë, e ka obligim që t’i mohojë të gjithë ata teologë që dhanë kontribut për çështjen kombëtare, sepse vetë ka qenë aktivist i devotshëm i anti-çështjes shqiptare! Le ta provojë të kundërtën, nëse nuk frikësohet se mund t’i vërshojnë të tjera fakte për të kaluarën e tij!

Leave a Reply