Në 24 orët e fundit, Kruja regjistron edhe 18 raste të reja të prekura nga SARS-CoV-2.
11 prej tyre janë punonjëse të fasonerisë dhe 4 persona kontakti të tyre, familjarë.
Ndërkohë një tjetër vatër duket se është shfaqur në qytet, pasi janë pjesëtarët e një familjeje në Krujë, po që nuk dihet burimi i infeksionit, pasi nuk kanë lidhje të drejtpërdrejta me fasonerinë që është kthyer tashmë në vatrën kryesore nga ku është përhapur virusi në bashkinë Krujë, por edhe në periferitë e saj eë Kurbin, ku jetojnë punonjëse të fasonerisë.