Një 27-vjeçare në Durrës është arrestuar për kundërshtim të punonjësve të policisë. Sonila Budini, pas një konflikti me të dashurin e saj në lagjen nr. 18, gjatë shoqërimit në ambientet e komisariatit ka kundërshtuar dhe goditur punonjësen e policisë. Gjatë testit të alkoolit, vajza rezulton të ketë konsumuar alkool në masën 0.47 mg/l. Mësohet se pasi kanë dalë nga lokali, çifti kishte nisur të zihej me njëri-tjetrin. Policia ka ndërhyrë për të sqaruar rrethanat, por nuk ka pasur kundërshtime nga ana e djalit.27-vjeçarja ka goditur me grushta punonjësen e policisë që po e shoqëronte në komisariat. Ndaj saj rëndon akuza e kundërshtimit të punonjësve të policisë.Ndërkaq në kuadër të kontrolleve për rritjen e sigurisë së qytetarëve, policia ka arrestuar për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt 53-vjeçarin Haxhi Gjoka. Ai ishte duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.9 mg/l. Nga kontrollet e ushtruara në qytetin e Durrësit janë pezulluar tre leje drejtimi, pasi drejtuesit e mjeteve nuk kanë pasur dokumentacionin e nevojshëm./ Top Channel
Fishekzjarrët shpërthejnë në shtëpinë e përfshirë nga zjarri në Massachusetts
Ky është momenti kur fishekzjarrët shpërthejnë brenda një shtëpie të përfshirë nga zjarri në Spencer të Massachusetts. Nuk raportohet për…