280 viktima nga përplasja e trenave në Indi

Mbi 800 të plagosur, rrethanat ende të paqarta

Këto pamje tregojnë pasojat e një aksidenti tragjik hekurudhor në lindje të Indisë. Bilanci është i rëndë 280 të vdekur e mbi 900 të plagosur.

Aksidenti i ndodhur mbrëmjen e të premtes përfshiu 3 trenë në rajonin e Odishës. Fillimisht ishte një tren i mbingarkuar me pasagjerë që doli nga shinat në rrethana ende të paqarta dhe u përplas me një tjetër tren mallërash që kishte ndaluar në një stacion.

Përplasja e fuqishme zhvendosi vagonët disa metra larg shinave dhe bllokoi hekurudhën. Pak minuta më vonë, një tjetër tren ekspres i shpejtësisë së lartë, goditi vagonët e përfshirë në këtë aksident tragjik.

Mbi 200 ambulanca dhe dhjetëra mjekë mbërritën në vendngjarje. Ekipet e emergjencës që po punojnë për gjetjen e të mbijetuarve thanë se aktualisht rezultojnë mbi 200 të zhdukur, çka paralajmëron rëndimin e bilancit të viktimave. Ky aksident konsiderohet si treti më i rëndë në 4 dekadat e fundit në Indi.

Leave a Reply