Dy kapen nga policia, në kërkim Edison Pula
Ky është momenti i arratisjes të tre shqiptarëve nga burgu i Trevizos në Itali.
Plani i detajuar, me metodën klasike, u vu në zbatim në mëngjesin e 9 Qershorit kur tre shqiptarët sharruan hekurat dhe me ndihmën e çarçafëve zbritën nga qelia dhe pas kalimit të kangjellave dhe murin rrethues të burgut u arratisën.
Dy prej shqiptarëve, sipas mediave italiane, qenë të pafat, pasi u kapën menjëherë nga policia.
Edison Pula është personi i tretë që ende nuk është kapur dhe është i shpallur në kërkim nga policia italiane.
27-vjeçari Pulaj njihet si mjeshtri i arratisjeve dhe nuk është një emër i panjohur në Shqipëri. Ai, në 21 Dhjetorin e vitit 2016 u arratis edhe nga Komisariati i Krujës, duke kapërcyer murin rrethues.
I arrestuar si pjesë e bandës së Niklës për shkak të disa veprave penale si krime kundër personit, pronës dhe prodhimit e shitjes së trafikimit të lëndëve narkotike.