421 raste të reja dhe 7 të vdekur sot në Shqipëri

Këtë të enjte u shënua numri më i laretë i rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri.

Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 421 të infektuar, nga 1.744 të testuar. Po ashtu, kanë humbur jetën shtatë pacientë, duke e çuar totalin në 543.

Ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve është 22.721. Në spitalet COVID po trajtohen 346 pacientë, kurse 118 qytetarë janë shëruar.

Leave a Reply