2184 testime dhe 514 të shëruar në 24 orët e fundit
Në 24 orët e funidt janë regjistruar dhe 553 raste të reja me COVID. Ministria e Shëndetësisë njofton se 553 rastet jnaë zbuluar nga 2184 teste të kryera.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 230 raste në Tiranë, 46 në Fier, 33 në Shkodër, 32 në Vlorë, 23 ë Durrës, 16 në Elbasan, 15 në Lezhë, 14 në Korçë, 13 në Lushnje, 12 në Sarandë, 10 në Gjirokastër, 9 në Berat, 8 në Kamëz, nga 7 raste në Pogradec, Dibër, 6 në Krujë, nga 5 raste në Librazhd, Mat, Skrapar, nga 4 raste në Devoll, Ura Vajgurore, Kuçovë, nga 3 raste në Kukës, Has, Përmet, Bulqizë, Memaliaj, Klos, Gramsh, nga 2 raste në Kurbin, Kavajë, Pukë, Delvinë, Tepelenë, Fushë Arrëz, Peqin, nga 1 rast në Rrogozhinë, Tropojë, Vau i Dejës, Belsh, Roskovec, Shijak, Vorë, Patos, Cerrik, Këlcyrë.
Më tej njoftohet se në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 9 qytetar me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 2 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Mallakastra, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetare nga Peqini, të moshave 52-81 vjeç.
Lajm i mirë është se janë shëruar 514 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 30,790 që nga fillimi i epidemisë.
Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 309 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.