Albin Kurti akuzoi rendë Thaçin

Hashim Thaçi i fundit e pa Beadin Hallaqin

Albin Kurti ka lëshuar disa akuza të rënda në drejtim të Hashim Thaçit. Poashtu ka përmendur disa pasaktësi në biografinë e tij të cilën sot ua kanë prezantuar në Kuvend.

Lexoni një pjesë të fjalimit të Albin Kurtit:

Nuk kemi pasur seancë të jashtëzakonshme as për arsimin e shëndetësinë, as për varëfrinë e papunësinë as për agresionin e Serbisë në Kosovë. Por me anë të një puci po tentohet të kontrabndohet posti i presidenti i vendit nga udhëheqësit e korruptuar të vendit.
Nuk u lexua biografia e kandidatëve këtu që të prezantohen para qytetarëve të republikës. Në këto biografi ka shumë të pavërteta dhe pasaktësi që e bëjnë biografinë e kandidatit të rrejshme. Thuhet që si kryeministër na e paska shpallur pavarësinë me 17 shkurt 2008 në Kuvendin e Kosovës. Kjo është e pavërtetë.
Pavarësinë e kanë shpallur të zgjedhurit e popullit ndërsa në mënyrë të çuditshme deklaratën e pavarësisë e ka lexuar Hashim Thaçi.
Ndërkohë që ka edhe të pavërteta që e flet gjuhën angleze mirëpo këtë nuk e kemi parë. Ndoshta flasin italisht, sikur printo dhe komestai. Përveç të pavërtetave ka edhe gjëra më të rrezikshme se kaq. Për shembull thuhet se ky person ka qenë i njohur për angazhimin e tij në lëvizjen popullore të Kosovës kur dihet se njerëzit ishin udhëheqës atë kohë ishin Fadil Vata, Afrim Zhitia dhe Beadin Hallaci.
Është e mistershme zhdukja e Hallacit, dhe heshtja e ish kryeministrit që ka i qenë i fundit me të nuk tregon se çfarë ka ndodhur me të. Dhe kjo e bën të dyshimtë kandidatin për president. Thaçi pikërisht ngritjen e tij në karrierë e ka në bazë të devijimeve në histori.  Qëllimi i Thacit është i qartë. Po u bë president do ta ndryshoj kushtetutën dhe ta bëjë Kosovën në Republikë Presidenciale. 

Leave a Reply