Donika Kadaj kundërshton zgjedhjen e Thaçit- Isa Mustafës ia përmend Rrahman Morinën

Shefja e Grupit Parlamentar të AAK’së, Donika Kadaj Bujupi, në fjalimin e saj për ta kundërshtuar zgjedhjen e Thacit për President, ia ka përmend Kryeministri Mustafa kohën e Rrahamn Morinës. Ajo e ka pyetur Mustafën se në kohën e Morinës a ka pasë policisë të shumtë në sallë, si janë tani në Kuvendin e Kosovës.

Deputetja Kada-Bujupi po ashtu ka kërkuar nga kandidati për President Hashim Thaçi të tregoj se çfarë i ka premtuar Listët Sprska që ata ta votojnë atë, duke thënë se ai duhet të japë dorëheqje dhe vendi të shkojë në zgjedhje “Ju e keni injoru peticionin, protestën e 28 nëntorit, 9 janarit, 17 shkurtit, ku qytetarët i kanë kundërshtuar dy marrëveshjet e fundit”.

“Me pasion shumë të madh e keni  kthy Serbinë në Kosovë, i keni falë 10 mijë hektarë tokë, e keni fal ujin, Ujmanin, Brezovicën dhe Trecën.”Le te del Hashimi me na kallxu se çfarë premtimi i ka dhonë Listës Srpska, çka donë me shit për me marr një pushtet”.

“Çka ju ke bo deputetët të LDK’së me cka i ke shantazhu. Deputet e Rugovës tash janë jashtë me opozitën, duke e kundërshtuar zgjedhjen e Thacit për President”, ka thënë Bujupi.

Leave a Reply