9 të arrestuar për tërmetin në Izmir

Prokuroria e Izmirit njoftoi të hënën se nëntë persona janë arrestuar në lidhje me shembjet e ndërtesave në provincën perëndimore pas tërmetit të së premtes që deri tani ka vrarë 91 vetë.

Dhjetëra ndërtesa u shembën dhe shumë të tjera u dëmtuan nga tërmeti me madhësi 6.6 i shkallës rihter. Nga raportimet e para, mësohet se godina e shembura nuk kanë qenë të ndërtuara sipas standardeve.

Ndërtuesit janë midis atyre që janë ndaluar për shembjen e ndërtesave, si dhe inxhinierë përgjegjës për inspektimin e ndërtesave.

Tërmeti shkatërrimtar në Turqi, tronditi vendit të premten në mesditë dhe deri tani janë gjetur 91 persona të pajetë nën rrënoja. Grupet e kërkim-shpëtimit kanë arritur që të nxjerrin edhe shumë persona të tjerë të gjallë.

Leave a Reply