9 qytetarë kanë humbur jetën, ndërsa janë identifikuar 348 raste të reja me COVID, nga 3056 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit.
“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 91 raste në Tiranë, 36 në Fier, 26 në Vlorë, nga 24 raste në Shkodër, Librazhd, 17 në Korçë, 14 në Lushnje, nga 12 raste në Gjirokastër, Pogradec, nga 9 raste në Devoll, Berat, 7 në Durrës, nga 6 raste në Mat, Dimal, 5 në Kamëz, nga 4 raste në Krujë, Elbasan, Peqin, nga 3 raste në Kurbin, Kuçovë, Skrapar, Patos, Libohovë, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Mirditë, Tropojë, Përmet, Sarandë, Belsh, Memaliaj, Gramsh, nga 1 rast në Kavajë, Vau i Dejës, Bulqizë, Shijak, Poliçan.”
Ndërkohë, janë shëruar 669 qytetarë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 262 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Nuk e kanë fituar dot betejën me COVID 5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, të mosharve 49 – 84 vjeç.