Një konflikt me armë është raportuar në orët e para të së martës, në një bilardo në qytetin e Vlorës.
Sipas burimeve policore, katër të rinjtë e përfshirë në konflikt janë larguar nga vendngjarja pas të shtënave me armë.
Policia ka mundur të ndalojë dhe të shoqërojë në komisariat dy prej tyre dhe po punon për rrethanat e motivet e ngjarjes, që për fat të mirë nuk pati asnjë të lënduar.