LSDM dhe BDI ne Maqedoni janë në pritje që presidentit Ivanov të vendosë për t’i dhënë mandatin liderit socialdemokrat Zoran Zaev për të formuar qeverinë e re. Zaev është takuar me ambasadorin amerikan në Shkup, Jess Baily, ku ka theksuar se Ivanov duhet të përmbushë detyrimet kushtetuese. Ndërsa kreu i BDI, Ali Ahmeti gjatë takimit me përfaqësues të OSBE tha se qeveria e re do të formohet së shpejti dhe se kryeparlamentari i ri Xhaferi po punon për ta përshpejtuar këtë proces. VMRO ndërkaq vazhdon të përsërisë me deklarata se zgjedhja e kreut të kuvendit ishte antikushtetuese dhe se nuk është respektuar vullneti i popullit.
Përmbytje masive në Japoni, shtëpi dhe automjete nën ‘pushtetin’ e ujit, priten mijëra evakuime
Një situatë e rrezikshme është krijuar në rajonin e Hokurikut, në Japoninë qendrore, ku reshjet e dendura dhe të rrëmbyeshme…

