LSDM dhe BDI ne Maqedoni janë në pritje që presidentit Ivanov të vendosë për t’i dhënë mandatin liderit socialdemokrat Zoran Zaev për të formuar qeverinë e re. Zaev është takuar me ambasadorin amerikan në Shkup, Jess Baily, ku ka theksuar se Ivanov duhet të përmbushë detyrimet kushtetuese. Ndërsa kreu i BDI, Ali Ahmeti gjatë takimit me përfaqësues të OSBE tha se qeveria e re do të formohet së shpejti dhe se kryeparlamentari i ri Xhaferi po punon për ta përshpejtuar këtë proces. VMRO ndërkaq vazhdon të përsërisë me deklarata se zgjedhja e kreut të kuvendit ishte antikushtetuese dhe se nuk është respektuar vullneti i popullit.
Do të publikohet gjithçka, nëse e lejon gjykata”/ Dëshmitë për Epstein, Trump: Radikalët e majtë nuk do të kënaqen kurrë
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ka kërkuar nga Departamenti i Drejtësisë të bëjë publike të gjitha dëshmitë e…