Edhe një përpjekje hajdutësh e Mulla Sulës

Nga BFI-ja e Mulla Sulës liferohet lajmi se nisi ndërtimi i Xhamisë në Fushë Topanë e cila “do të ndërtohet në partneritet të plotë me Bashkësinë Fetare Islame dhe me Komunën e Çairit”! A e di Mulla Sula se çka do të thotë në “partneritet”?! Le ta tregojë Mulla Sula vetëm një xhami në vend që e ka ndërtuar në partneritet me qytetrarët lokalë të vendit

Shkruan: Haxhi Isa Xhaviti

 

Edhe pak ditë dhe bëhen fiks tri vite që kur u hodh guri themeltar i Xhamisë së re që do të ndërtohen në lagjen e Fushë Topanës. Për këto tri vite radhazi, Mulla Sula jo një, dy, tre apo katër herë por, plotë gjashtë herë e përuroi fillimin e punimeve, do me thënë, sa herë që afroheshin zgjedhjet, bëhej nga një përurim i nismës së punëve në këtë lokacion.

Në fak, të gjitha ato “aktivitete” të Mulla Sulës rreth kësaj Xhamie ishin vetëm fushatë elektorale në funksion të BDI-së dhe VMRO-së, sepse, asgjë nuk kishte të vërtetë për sa i përket nismës së punëve. U vonua për kaq vite sepse Mulla Sula kërkonte që Dijaneti i Turqisë t’i lëshonte paratë në xhirollogari të BFI-së së Mulla Sulës, që ky pastaj t’i bënte rrush e kumbulla, kurse Dijaneti i Turqisë insistonte që vetë ajo ta ndërtojë dhe vetë ajo t’i paguajë të gjithë firmat ndërtimore që do të angazhohen në ndërtimin e këtij objekti fetar.

Më në fund, u arrit ujdia që kjo të ishte vepër ekskluzivisht e turqve, të cilët në çastin e fundit do ta përjetojnë edhe një zhgënjim total si pasojë e mosseriozitetit të Mulla Sulës.

Mulla Sula do të insistojë për një godinë grandioze, kurse për atë godinë Izet Mexhiti, kryetari i Komuës së Çairit do të japë lokacion në parkun e një kompleksi pallatesh të banuar nga mijëra qytetarë. Pa i pyetur fare këta banorë, pa e konsultuar interesin e tyre, gatise dhunshëm jepet një hapësirë e cila këtë objekt fetar më tepër do ta karakterizonte si “objekt i zullumit”. Pikërisht kjo hapësirë e ngulfatshme e Izet Mexhitit, do të ndikojë që projekti arkitekturial të pësojë nrdyshime rrënjësore, sepse, projekti i parë, i ngjashëm si ai i Namazxhasë në Tiranë dhe ai i Prishtinës që do të ndërtohet, kërkonte një hapësirë disa hektarëshe.

Dhe, këto ditë, meqë po afrohen edhe zgjedhjet e rregullta lokale, nga ana e BFI-së së Mulla Sulës, u përurua nisma e punëve për ndërtimin e kësaj xhamie. Ajo që të shashtisë nga mendja e shëndoshë është përpjekja perfide e Mulla Sulës që për të satën herë të vjedhë të paktën famë nga ky projekt. Nga BFI-ja e Mulla Sulës liferohet lajmi se nisi ndërtimi i Xhamisë në Fushë Topanë e cila do “të ndërtohet në partneritet të plotë me Bashkësinë Fetare Islame dhe me Komunën e Çairit”! A e di Mulla Sula se çka do të thotë në “partneritet”?! Le ta tregojë Mulla Sula vetëm një xhami në vend që e ka ndërtuar në partneritet me qytetrarët lokalë të vendit? Për cilën xhami në Maqedoni Mulla Sula ka dhënë para nga arka e BFI-së, apo, mozomakeq, nga xhepi i tij a?

Xhamia në Fushë Tophanë është vepër turke, me arkitekturë osmane dhe me finansim të turqve, e cila, në fund, do t’i lihet peshqesh myslimanëve të vendit, ndërsa si “pronare” do të dalë natyrisht Institucioni i vetëm fetar islam në vend – Bashkësia Islame e Maqedonisë. Çfarë partneriteti ka këtu? Apo, ndoshta partneritet Mulla Sula bashkë me Izet Mexhitin e quajnë lejen që e kanë dhënë për ndërtimin e kësaj faltore islame. Po si nuk provuan që mos ta jepnin lejen!!!

Mulla Sulës duhet t’i bëhet e qartë se partneriteti ekziston si privat, publik dhe publiko-privat – aktivitete që në ekonomi apo tregëti njihet edhe si “shoqëri aksionare”! Në gjënë e falur apo të dhuruar nuk ka partneritet, prandaj, sado që trualli i këtij objekti bie në Komunën e Çairit, ai megjithatë i është falur BFI-së e cila, ia ofron vullnetarish turqve për ta ndërtuar dhe vetëfinancuar një objekt grandioz islam.

Asnjë metalik nuk kërkohet që të shpenzohet nga arka e BFI-së për këtë xhami, prandaj, çdo arsyetim eventual i parave të shpenzuara për ndonjë pjesë apo fazë të këtij objekti, do të jetë vetëm një justifikim i kotë sa për t’i mbuluar gjurmët e ndonjë vjedhje të radhës, për ç’gjë Mulla Sula kohëve të fundit aq shumë po i fërkon duart. Synimet për vjedhjen e radhës nuk guxon të përkthehen si “partneritet”! Kurse nëse Izet Mexhiti mendon se me këtë gjest do të jetë në partnertet të plotë me Mulla Sulën në rastin e zgjedhjeve që po vijnë, duhet ta ketë të qartë që mbase ka siguruar ndonjë votë që e kontrollon Mulla Sula, por ka humbur me mijëra vota të tjera nga ata që ndjehen të ngulfatur nga një ngrehinë mu para syve, qoftë kjo edhe xhami, sepse, interesat e këtij komuniteti janë injoruar tërësisht. Është zënë parku i fëmijëve, është zënë parku i pleqve, i pensionerëve, i nënave, dhe i është krijuar një mundësi “partneriteti” më shumë Mulla Sulës për ndonjë vjedhje “spektakulare” nga arka e BFI-së. Fat i mirë është që situatë pas situate, pagesa do të bëhet drejtpërdrejtë nga Dijaneti i Turqisë për firmat ndërtimore dhe për firmën mbikëqyrëse. Për këtë gjest kaq fisnik, për këtë respekt për myslimanët e Maqedonisë dhe për lirën turke duke mos e derdhur në xhepin e Mulla Sulës – Zoti e bekoftë Dijanetin e Turqisë. Amin!

Leave a Reply