“Skandal” merr vesh se Ali Ahmeti nuk ka pranuar që mirënjohja t’i ndahet personalisht edhe Sulejman Rexhepit përkrah luftëtarëve dhe dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës. I kapur keq nga Mulla Sula, Ali Ahmeti ka arritur deri te kompromisi që kjo mirënjohje t’i ndahet BFI-së si Institucion fetar me qëllim që të shkakrohet nga presioni i Sulejman Rexhepit
Nga Ismail Rogova, Prishtinë
Me rastin e vitit jubilar, 20 vjetorit të daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot, në Pallatin e Kulturës në Tetovë, Organizata e veteranëve të UÇK-së, ndau mirënjohje për të gjithë ata inividë e institucione që kontribuan duke dhënë përkrahje në forma të ndryshme në jetësimin e idealit kombëtar që mbi supet e veta e kishin marrur bijtë dhe bijat më të mirë të kombit që u rreshtuan nën formacionin ushtarak të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Megjithatë, me këtë rast ka ndodhur një incident, i cili, sa e rehabiliton Ali Ahmetin, aq më shumë edhe e ngarkon me një fajësi që më tepër i gjason turpit kombëtar. Siç njohton portali ShqipMedia Ali Ahmeti e Hazbi Lika kanë ndarë mirënjohje për ish-luftëtarë dhe familjarë të tyre që ndihmuan UÇK e Kosovës. Mirënjohje janë ndarë për ish luftëtarët e UÇK dhe familjarët e dëshmorëve të cilët kanë qenë pjesëmarrës në luftën e Kosovës. Çuditërisht, ky aktivitet është heshtur dhe opinioni ka marrur vesh për këtë ngajrje vetëm nga shërbimi për informim i BFI-së!
Por një mirënjohje e tillë nuk i është dhën familjes së Fadil Rufatit nga Tetova i cili ra dëshmor në vitin 2001. I njëjti luftëtar ka qenë pjesmarrës edhe në luftën e Kosovës në vitin 1999 në rajonin e Prizrenit. Për këtë ka reaguar djali i tij Avni Rufati i cili kërkoi nga portali ShqipMedia të paraqesë zhgënjimin që familja e tij ka marrë sot nga Ali Ahmeti.
Në fakt, Ali Ahmeti, siç merr vesh portali “Skandal” ka qenë i angazhuar dhe i konsultuar që t’i ndahet një mirënjohje Institucionit të Bashkësisë Islame të Maqedonisë, në vend se kjo t’i ndahej personalisht Sulejman Rexhepit, për ç’gjë deri te Organizata e Veteranëve po lobonin disa qarqe pseudo-luftarësh që e keqpërdorin për matrapazllëk pjesëmarrjen e tyre nëpër pikniqe maleve të Kosovës gjatë luftës për çlirimin e Kosovës.
“Skandal” merr vesh se Ali Ahmeti nuk ka pranuar që mirënjohja t’i ndahet edhe Sulejman Rexhepit përkrah luftëtarëve dhe dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës. I kapur keq nga Mulla Sula, Ali Ahmeti ka arritur deri te kompromisi që kjo mirënjohje t’i ndahet BFI-së si Institucion fetar.
Pse jo Mulla Sulës, i cili, po vdes për një mirënjohje kombëtare vetëm e vetëm që ta heq nga supet e veta barrën e nofkës “Zharko”!
Mulla Sula në kohën e luftimeve të ashpra në Kosovë, vazhdonte të ishte një rugovist i përbetuar dhe, edhe më tej selinë e Reisit e mbante si një filiale të LDK-së në Maqedoni.
Asnjë gram merite nuk ka të drejtë që t’ia përvetësojë Sulejman Rexhepi BFI-së, e cila, në atë kohë, e tëra ishte shndërruar në OH EL Hilal, nën drejtimin e Prof. Abdurauf Pruthit. Ishte pikërisht kjo organizatë e cila po e bënte të pamundurun për ta ndihmuar UÇK-në si dhe popullatën që dyndeshin në drejtim nga Maqedonia duke ikur nga aktet kriminale përgjatë spastrimit etnik të Kosovës nga okupatori serb.
Ky angazhim i kësaj Organizate Humanitare të BFI-së, me kohë tek Mulla Sula kishte ngacmuar një iritim, një xhelozi që kaloi në urrejtje deri në prishje të tërësishme të raporteve me këtë Organizatë të BFI-së, si dhe me lejimin, për të mos thënë me dëbimin e saj, për t’u pavarësuar nga BFI-ja. Natyrisht, ky pavarësim është bërë komplet, edhe me të gjitha të arriturat, sukseset dhe me tërë dosjen e saj për një Organizatë të paparë në rajon dhe më gjërë, të cilën në këto përmasa e ngriti pikërisht i nderuari Prof. Abdurauf Pruthi.
Për shkak të tekeve prej manjaku të Mulla Sulës, në fakt BFI-ja ka ngelur pa këtë dosje të një ish-organizate të saj e cila iku prej njeriut me prirje për të përvetësuar çdo sukses, çdo të arritur dhe çdo meritë kolektive.
Këtë fakt e ka ditur edhe Ali Ahmeti ndaj, kur është pyetur nga kryesia e kësaj Organizate të Veteranëve të Luftës së UÇK-së, cilat janë meritat e Sulejman Rexhepit për një mirënjohje si rezultat i lobimit të disa matrapazëve, ai si alternativë ka propozuar që të shprehet një mirënjohje për të gjithë të punësuarit në BFI, ndonëse i vetëdishëm se edhe me këtë rast është duke gabuar, sepse, sot, BFI-ja nuk mund ta dëshmojë absolutisht me asnjë dokument, me asnjë veprim dhe me asnjë provë që do të dëshmonte se ka dhënë kontributin e vet si Institucion për UÇK-në.
Ja pra, i zënë në mes të kurdhës dhe çekanit Ali Ahmeti ka harruar që një mirënjohje e tillë dedikuar BFI-së të mos i jepet në dorë njeriut pa kurrfarë merite, Sulejman Rexhepit, por, t’i jepet birit të dëshmorit i cili mburret me babain e vet që ka dhënë jetë për shqiptari, atëherë kur Mulla Sula kishte një antipati të hapur kundër UÇK-së. Madje, këtë antipati anti-UÇK e pat shprehur edhe në momentin kur në skenë doli edhe Ushtria e Ali Ahmetit. Duke ju folur fëmijëve të vet për këtë ushtri, për Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, si për një “organizatë terroriste” të përbërë nga kriminelë e hajna, i pat bindur që t’i hypin makinës dhe t’ia therrin për në ULQIN. Luftën e UÇK-së së Ali Ahmetit, Mulla Sula e pat kaluar duke u shkarravitur rërës së plazheve të Ulqinit. Këtë e dinë dhe e faktojnë të gjithë shqiptarët që e njohin këtë dekoratoman! /skandal.mozello.com/